Tre persona janë vrarë dhe 4 të tjerë u plagosën në një sulm që dyshohet të jetë terrorist në qytetin qendror izraelit, Elad. Policia tha se incidenti, i cili ndodhi në Ditën e Pavarësisë së Izraelit, u krye nga dy persona. Njëri qëlloi me armë ndërsa tjetri sulmoi njerëzit me sëpatë, tha policia. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë automjete të shumta të urgjencës dhe prani të shumtë qytetarësh.