Për herë të parë prej dekadash, xhamia Al-Aksa u mbyll gjatë Bajramit të Madh, duke detyruar besimtarët që të luten jashtë dyerve të saj. Pasi iu ndalua hyrja në kompleksin e ndodhur pranë mureve të Qytetit të Vjetër të Jerusalemit, qindra myslimanë u mblodhën të kremtonin pranë xhamisë, ku turmat që kerkonin hapësirë për lutje u përballën me gazin lotsjellës të policisë izraelite, e shumë prej tyre u detyruan të luteshin në rrugët përreth.