Top Channel/ Izraeli luftë me disa fronte! E enjte tmerri, sulme të njëpasnjëshme në Gaza dhe Liban
14/11/2024 23:16

Izraeli po vijon sulmet e njëpasnjëshme, ku këtë herë në shënjestër ka pasur jo vetëm Gazën dhe Libanin, por edhe Damaskun në Siri. Gaza është tronditur nga shpërthimet në një shkollë ku ishin të strehuar civilët. Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 24 palestinezë, si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite. As Libani nuk gjeti qetësi këtë të enjte, pasi viktima të sulmeve mbetën 21 persona, ndërsa 73 të tjerë janë plagosur. Ekipet e shpëtimit dhe banorët kërkojnë për të mbijetuar nën rrënoja pas një sulmi izraelit në qytetin kryesor lindor të Baalbek që vrau të paktën tre persona. Sulmet e reja izraelite kanë vijuar në periferitë jugore të Bejrutit. Ushtria izraelite tha se goditi rreth 30 objektiva në periferitë jugore të Bejrutit, një bastion i grupit militant Hezbollah të mbështetur nga Irani, gjatë 48 orëve të fundit. Po ashtu nën objektivat e izraelit ishte edhe Damasku në Siri, ku 15 persona kanë humbur jetën nga sulmet ajrore. 16 sirianë të tjerë mbetën të lënduar nga shpërthimet. IDF tha se ka goditur qendrat komanduese dhe shënjestrat infrastrukturore të grupit militant, Xhihadi Islamik, në Siri, dhe se ka shkaktuar “dëme të mëdha ndaj qendrës komanduese të organizatës terroriste dhe operativëve të saj”. Nga ana tjetër grupi militant i Hamasit ka shprehur gatishmërinë për një armëpushim të menjëhershëm me Izraelin. Por sipas tyre kryeministri hebre benjamin Netanyahu nuk e dëshiron një gjë të tillë.

Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00