Top Channel/ Iu vranë 5 civilë, Hezbollahu lëshoi 100 raketa drejt veriut të Izraelit!
17/07/2024 15:25

Në përgjigje të vrasjes së 5 civilëve në Libanin Jugor, Hezbollahu lëshoi rreth njëqind raketa në veri të Izraelit. Në sulmin e parë, grupi militant i mbështetur nga Irani qëlloi dhjetëra predha artilerie me raketa të tipit Grad në Kirat Shmona. Sirenat gjëmuan në vendbanimin më të madh të Izraelit, Al-Jalil Panhandle. Gati 40 raketa ranë atje, duke shkaktuar dëme materiale. Sulmi i dytë kishte në shënjestër shtabin e Brigadës Territoriale 769 në kazermën Beit Hillel. Mediat izraelite raportuan se disa raketa ranë në edhe në Meron dhe shkaktuan zjarre, pasi mbrojtja izraelite nuk arriti t`i neutralizonte të gjitha. Këto zhvillime vijnë në kohën kur sulmet ajrore izraelite vranë më shumë se 60 palestinezë në Gazën jugore dhe qendrore gjatë ditë së djeshme dhe natës së shkuar. Njëri prej tyre madje goditi një “zonë të sigurt”, të shpallur nga Izraeli, e cila ishte e mbushur me mijëra njerëz të zhvendosur. Duke iu referuar mesa duket këtij sulmi, ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër një komandant në njësinë detare të grupit militant, Xhihadi Islamik, në perëndim të qytetit Kan Junis. Ajo pretendon se është duke i analizuar raportet për vrasjen e civilëve.

Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07
Top Channel/Raketat ruse, Varshava në alarm:“Ranë pranë zonës ku NATO po mbante stërvitje ushtarake!
21/11 12:05
Top Channel/ Kanabisi, studimi i ri: Probleme mendore, sidomos te gratë dhe të rinjtë!
21/11 12:04
Top Channel/ Japonia provon taksinë ajrore/ Një pasagjer fluturon pa pilot në bord
21/11 11:39
Top Channel/ Britania drejt BE-së pas një dekade, marrëveshja e re ndez debatet për rikthimin
20/11 23:20