100 gra të një fasonerie në Portez të Fierit dolën sot në një protestë para godinës së Inspektoriatit të Punës, me kërkesën për respektim të të drejtave të tyre. Punëtoret e fasonerisë thonë se firma italiane për të cilën punonin një muaj më parë pushoi pa asnjë paralajmërim 50 gra, me pretendimin se për to nuk kishte më punë.