Top Channel/ Italiani ekzekuton shqiptarin, u qëllua nga pronari i nje vile që do grabiste
25/06/2025 23:11

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të dielën në provincën e Salernos, ku një tentativë grabitjeje përfundoi me vdekjen e një shqiptari dhe plagosjen e një tjetri. Autoritetet italiane kanë nisur një hetim të gjerë ndaj një sipërmarrësi 60-vjeçar italian, pronar i vilës ku ndodhi përplasja mes tij dhe grabitësve, për akuzat e vrasjes dhe fshehjes së një trupi. Sipas raportimeve të medias italiane, 60-vjeçari ka deklaruar se ka qëlluar ndaj tre burrave që dyshohet se po përpiqeshin të hynin me forcë në shtëpinë e tij. Njëri prej tyre, një shtetas shqiptar, mbeti i vrarë në vend, ndërsa një tjetër, gjithashtu shqiptar dhe me precedentë penalë, ndodhet i shtruar në spitalin e Napolit, nën mbikëqyrje policore. Personi i tretë është ende në arrati dhe po kërkohet nga karabinierët. Trupi i viktimës u gjet në një përrua, i mbështjellë me çarçafë, në një zonë të pyllëzuar pranë vilës. Sipas hetuesve, ai nuk ka ndërruar jetë në vendin ku u gjet, por është zhvendosur atje pas vrasjes. Bizhuteri të dyshuara si të vjedhura u gjetën në zotërim të të plagosurit, duke forcuar pistën e grabitjes së organizuar. Autoritetet janë duke hetuar edhe dinamikën e përdorimit të armëve. 60-vjeçari thuhet se ka qëlluar me pushkën e tij, të regjistruar ligjërisht, ndërsa një nga grabitësit ka qëlluar me një armë që dyshohet se është marrë nga një kasafortë brenda shtëpisë. Mediat raportojnë se rreth 30 shqiptarë me makina luksoze i kanë shkuar autorit të vrasjes poshtë shtëpisë së tij një ditë më pas dhe i kanë kërkuar ballafaqim. Ata janë larguar vetëm kur ka ndërhyrë policia.

Top News- ‘Negociatat kanë kalendar’/ Rama- nxisni dhunë sepse nuk më mundni dot me zgjedhje
18/10 23:09
Top News- ‘Ramës i dështoi skenari’, Berisha reagon për sulmin me gaz në selinë e PD
18/10 23:09
Top News- Gurë te PS, gaz te PD/ Dita e gjashtë e protestës prek edhe selitë e dy partive
18/10 23:01
Top News- Sulmohet komisariati numër 3/ Si u kapën në befasi policët, disa të plagosur
18/10 22:59
Top Channel/Dhuna, reagojnë komunitetet fetare/Bëhen thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog kombëtar
18/10 22:59
Top Channel/Protestat, reagon Macron: Nuk jemi republika e dhunës, përgjegjësit do dalin para ligjit
18/10 22:16
Top Channel/ Molotovë drejt policisë pranë selisë blu, pamjet e sulmit gjatë protestës në Tiranë
18/10 22:12
Top Channel/ Tensionet në protestë, nis pastrimi i rrugëve të Tiranës
18/10 22:04
Top Channel/ Sulmuan me molotovë dhe fshihen në PD, momenti kur policia hedh gaz lotsjellës
18/10 21:59
Top Channel/ Tension në selinë e PD/Ambulanca pranë selisë blu për t’i ardhur në ndihmë protestuesve
18/10 21:40
Top Channel/ Revolta në Tiranë, dhunë dhe gaz/ Policia nis shoqërimet
18/10 21:37
Top Channel/ Tensione te Ministria e Brendshme, policia shoqëron disa protestues
18/10 21:36
Top Channel/ Përplasje të forta në bulevard. Protestuesit hedhin gurë e molotovë, përgjigjet policia
18/10 21:36
Top Channel/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Bulevard, hidhen gurë drejt efektivëve
18/10 21:25
Top Channel/ Gaz lotsjellës në selinë e PD-së, protestuesit strehohen te demokratët
18/10 21:24
Top Channel/ Gaz lotsjellës në selinë e PD-së, protestuesit strehohen te demokratët
18/10 21:24
Top Channel/Protestuesit “strehohen” në selinë e PD-së,policia i merr para me gaz,TCH siguron pamjet
18/10 21:15
Top Channel/ Forca të shumta policie në terren, një kosh mbeturinash në flakë
18/10 20:47
Top Channel/ Përplasje në protestë, sulmohet një bankë e nivelit të dytë
18/10 20:44
Top Channel/ Përplasje te rr.Bardhyl, protestuesit sulmojnë makinën e policisë dhe një ambulancë
18/10 20:28