Autoritetet italiane sekuestruan një superjaht gjigand, me vlerë 700 milionë dollarësh, pronësia e të cilit ëhstë rrethuar me mister, por besohet se ai i përket vetë liderit të Kremlinit, Vladimir Putin. Scheherazade ka qenë nën vëzhgimin e zyrtarëve në Itali që nga muaji mars.