Qeveria e re italiane ka penguar 35 burra të zbresin nga një anije emigrantësh ku valëvitet flamuri gjerman, e kapiteni i saj refuzon të largohet nga porti në Catania pa zbarkuar të gjithë të mbijetuarit. Të vetmit që u lejuan të zbrisnin nga anija Humanity 1 ishin 144 emigrantë, të mitur dhe persona me probleme shëndetësore, pasi prej dy javësh kërkonin të hynin në port.