Top Channel/ Italia e Polonia refuzojnë Trump, nuk i bashkohen “Bordit të Paqes”
11/02/2026 23:13

Polonia dhe Italia nuk do t’i bashkohen Bordit të Paqes të presidentit amerikan, Donald Trump, kanë njoftuar të mërkurën Varshava dhe Roma. Agjencia e lajmeve “Reuters” raporton se këto dy vende i shtuar listës së aleatëve të Uashingtonit që po qëndrojnë në distancë. Fillimisht “Bordi i Paqes” ishte konceptuar për të forcuar armëpushimin në Gazë, por Trump e sheh atë me një rol më të gjerë në zgjidhjen e konflikteve globale, gjë që disa vende druhen se mund ta kthejë atë në një rival të Kombeve të Bashkuara. Fakti që Rusia dhe Bjellorusia janë ftuar të marrin pjesë, i ka bërë shumë vende perëndimore të mbajnë një qëndrim të rezervuar. “Duke marrë parasysh disa dyshime kombëtare lidhur me formën e bordit, në këto rrethana Polonia nuk do t’i bashkohet punës së Bordit të Paqes, por do ta analizojmë atë në vijim”, ka thënë kryeministri Donald Tusk në një mbledhje qeverie. Ndërkohë, ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, ka konfirmuar gjithashtu të mërkurën se Italia nuk do të bëhet pjesë e bordit. “Nuk mund t’i bashkohemi Bordit të Paqes sepse ekziston një pengesë kushtetuese e pakapërcyeshme nga ana e Italisë”, ka thënë ai. Sipas kushtetutës italiane, vendi mund t’u bashkohet organizatave ndërkombëtare vetëm në kushte të barabarta me shtetet e tjera, një kusht që, sipas Romës, nuk plotësohet nga statuti aktual i bordit, i cili i jep Trumpit kompetenca të gjera ekzekutive.

Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07
Top News – Avioni spiun i Putinit mbi Evropë / NATO ngre F-16 për ta ndjekur, alarm në Poloni
10/04 11:07
Top News – Asnjë marrëdhënie me Jeffrey Epstein / Melania Trump flet publikisht: Nuk jam viktimë
10/04 11:00
Top News – Trump, Iranit: Nuk ishte kjo marrëveshja! Armëpushimi pranë kolapsit, raketa ngado
10/04 11:00
Top News – Melania Trump deklaratë për mediat. ‘Nuk kam pasur kurrë lidhje me Epstein’
10/04 09:46
Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47