Stuhia Ciaran që shkaktoi kaos në Francë, nuk ka kursyer as Italinë fqinjë, rajonet qendrore e veriore të të cilës janë në darën e motit të keq. Më kritike paraqitet gjendja në Toskanë ku pesë persona kanë humbur jetën e katër të tjerë rezultojnë të zhdukur. Kreu i Toskanës, Eugenio Giani, njoftoi emergjencën rajonale duke e përshkruar situatën si vërtet tejet serioze.