Mes skepticizmit në rritje të myslimanëve amerikanë ndaj administratës Biden lidhur me mbështetjen e plotë të dhënë Izraelit për ofensivën ndaj Gazës pas sulmit të Hamasit në 7 tetor, Shtëpia e Bardhë njoftoi se po harton një strategji kombëtare për të luftuar islamofobinë. Një lëvizje e tillë pritej prej muajsh, por tani duket është nxitur më shumë nga rrethanat e krijuara rishtaz.