Top Channel/ Ishte në makinë me Licin, djali i Bushatit plumb në kokë! Çifti në “vendin e gabuar”
30/10/2024 21:41

Një atentat i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen Dobraç të Shkodrës ku pas të shtënave me armë ka humbur jetën Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur djali i ish-kandidatit të PD për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati. I biri i tij, Arlindi, ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa është qëlluar teksa ndodhej në makinë me Licin. Viktimë ka mbetur edhe një grua, dhe u plagos i shoqi. Ata ishin në vendin e gabuar, në kohën e gabuar…. duke udhëtuar me një motor, në momentin që makina e Licit, pas të shtënave ka humbur kontrollin dhe ka përplasur mjetin e çiftit. Këta të fundit janë identifikuar si Bashkim dhe Flutura Basha. Por si ndodhi ngjarja? Dyshohet se atentatorët e kanë ndjekur me makinë Hamza Licin dhe Arlind Bushatin, të cilët udhëtonin me një MercedesBenz, me targa kroate. Pasi u janë afruar, ata kanë hapur zjarr duke lënë të vdekur Licin dhe plagosur Bushatin. Më pas mjeti ku po udhëtonin dy të fundit, ka dalë nga rruga, ka përplasur motorin e çiftit që kalonte rastësisht, e më pas është përplasur me një mur. Dyshimet janë se atentati është bërë nga grupi i Bajrajve, një konflikt i hapur prej vitesh mes këtyre të fundit dhe Licve. Njoftimi i policisë: Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B. Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Top News – I dërguari i Trump nis misionin. Ambasadori Eric Wendt zbarkon në Shqipëri
25/09 18:00
Top Channel/ “Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin”, Rama nga SHBA: Na sulmojnë…
25/09 17:57
Pamjet ekskluzive mbërrin në Shqipëri Eric Wendt, ambasadori i ri i SHBA-së
25/09 16:56
Top Channel/ Turizmi ngadalësoi në Gusht/ Në 8 muaj regjistrohen 9.4 milionë hyrje të huajsh
25/09 16:32
Top Channel/ Merr me shpulla kryepolicin/ Video e incidentit publikohet nga Myslym Murrizi
25/09 16:31
Top Channel/ Puna e parë e Kuvendit të Kosovës/ Të hënën deklaratë për ish-krerët e UÇK-së
25/09 16:28
Top News-Pamjet e ekzekutimit në Sarandë/ Dy autorë me motomjet, ‘sigurohen’ për krimin dhe largohen
25/09 16:28
Top Channel/ SHBA: Gati për bashkëpunim/ Kushtetuesja i jep Kuvendit afat deri më 6 tetor
25/09 16:20
Top Channel/ “Zëra të fuqishëm” të Ballkanit/Me foto e video,AFP sjell histori nga miniera në atelie
25/09 16:18
Top Channel/ Anulohet tenderi 50 mln euro/ Dializa. Gara për 5 spitale kishte 1 ofertues
25/09 16:14
Top Channel/ Pas thirrjeve “hajdut” ndaj Çuçit, reagoi me shishe; “u ndjeva e fyer”, thotë Fico
25/09 16:11
Top Channel/ Video e vrasjes në Sarandë/ Dy atentatorë me pistoletë e ndoqën dhe e qëlluan
25/09 16:09
Top Channel/ Veliaj, ftesë për në Këshill/ SPAK-ut e Burgjeve u kërkohet leje për pjesëmarrjen e tij
25/09 16:07
Top Channel/ Hyseni ndez debatin te “Kultura”/ Zhupa akuzon mazhorancën se bllokoi debatin
25/09 15:59
Top Channel/Eric Wendt, nga NATO në Tiranë/ Lufta kundër korrupsionit dhe siguria, përparësitë e tij
25/09 15:55
Top Channel/ Vjen ambasadori i ri amerikan/ Eric Wendt mbërriti sot në Shqipëri
25/09 15:53
Top Channel/ Atentati në Sarandë/ TCh siguron videon/ Momenti kur ekzekutohet “Tani i Ruzhdiut”
25/09 15:09
Top News – ‘Prapakthehu’ për hemodializën. Anulohet tenderi me vlerë 50 mln euro për 4 vite
25/09 15:02
Top News- Credins Bank mbështet artin shqiptar/‘Deti dhe Muzika’, 41 veprat e piktorit Ibrahim Kodra
25/09 14:54
Top News – Sherr masiv mes adoleshentëve. Ndërhyn policia, procedohen 23 prej tyre
25/09 14:04