Top Channel/ “Ishte drogaxhi”, Dumani rrëfen bashkëpunimin me Hoxhajn: Ngjarjet…
08/04/2025 21:26

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka treguar për raportin që kishte me Henrik Hoxhajn, që po ashtu është bërë i penduar i drejtësisë, i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Dumani ka rrëfyer se Hoxhajn e ka njohur në ditëlindjen e Festim Qolit, i dyshuar për vrasjen e ortakut të tij, Elvis Dedaj në Durrës dhe për porositjen e vrasjes së nënës së tij, Fatmira Dedaj. I pyetur nga avokati i Hoxhajt, Gentian Rumano, Dumani ndante me Hoxhajn detaje nga ngjarjet ku përfshiheshin. “Kur rrija me Henrikun nuk kishim dhe shumë kohë për të folur për ngjarje të shkuara, se kishim shume ngjarje nëpër duar”, është shprehur Dumani. “Unë e kam njohur në ditëlindjen e Festim Qolit në Fushë Studen me daulle dhe muzikë, kështu i bënte ditëlindjet ai. Hëngrëm, pimë, kërcyem, ndërsa Henriku ishte në gjumë pjesën dërrmuese të kohës, sepse piu bar. Aty jam takuar për herë të parë fizikisht. Unë e njihja si drogaxhi dhe pijanec. E kam parë një herë te lokali i Festim Qolit, ky ishte në kërkim për vrasje ndërkohë. Unë kam vajtur aty sepse me thanë që ka një sherr, por nuk e dija që ishte ai Henriku. Unë kam qenë në burg herën e parë dhe dola nga burgu, ishte në një nga komisaret e komisariatit 6, ka qenë Dritan Lame që më ka dhunuar. I kisha thënë ‘mbaje mend çdo të të bëj kur të dal’. Ai u vra para se me dal unë nga burgu. Për Henrikun kam dëgjuar nga Festim Qoli. Po, i kemi treguar njeri-tjetrit për ngjarjet ku kemri marrë pjesë. Për dy vjet që kam nejt unë me Henrikun, i bie të rrimë këtu gjatë, një nga ngjarjet që i kam tregu ka qenë vrasja e Fatmira Dedës. Tjetër s’më kujtohet për momentin. Kur rrija me Henrikun nuk kishim dhe shumë kohë për të folur për ngjarje të shkuara, se kishim shumë ngjarje nëpër duar. Porositë i merrja kur bëhej pagesa ose gjysma e pagesës. Unë e quaj tentativë kur kam marrë pagesën, por muhabete kot palidhje kemi bërë ne. Këto që kam deklaruar këtu i keni dëgjuar, i kam deklaruar në vend tjetër. Pjesë ka a qenë edhe Festim Qoli, kur ne kemi bërë biseda, kemi qenë te shtëpia ime, më vonë edhe në një drekë në Peqin, unë, Skerdi Tase dhe Henrik Hoxhaj.

Top News- Goditet grupi i trafikut të kokainës/ Sekuestrohen kokainë, mjete luksoze dhe bizhuteri
15/11 15:30
Top Channel/ Historia e përjashtimeve në PS/Spiropali me Ndrecën e çojnë në 14 numrin e të larguarve
15/11 15:02
Top Channel/ Maratona e Tiranës, çmime edhe për grupin e garuesve me aftësi të kufizuara “Wee To”
15/11 14:44
Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49