Teherani iu përgjigj ultimatumit të Donald Trump me kërcënimin se tani, do te minoje krejtësisht Ngushticën e Hormuzit. “Këtë herë, së bashku me ngushticën e Hormuzit, i gjithë Gjiri Persik do të bllokohet praktikisht, dhe përgjegjësia për këtë do të bjerë mbi palën kërcënuese: Kjo është hakmarrja e paralajmëruar nga Gardianët e Revolucionit, apo Pasdaranët, sic njihen ndryshe, nëse presidenti amerikan urdhëron vërtet bombardimin e centraleve elektrike iraniane me skadimin e afatit që përfundon sot.