Mediat shtetërore iraniane publikonin pamje nga manovrat ushtarake që Teherani po mban në kufi me Azerbaixhanin. Megjithë kritikat e vendit fqinj, ushtria ne veriperëndim të vendit ka qëlluar me predha tankesh avionë e helikopterë ndaj objektivave tokësore. Në disa komente për zhvillimet, zëdhënësi iranian i mbrojtjes përmendi lidhjet e afërta të Azerbaixhanit me armikun kryesor te Teheranit, Izraelin, duke thënë: "Irani nuk do të tolerojë prezencën e regjimit zionist në afërsi të kufijve të tij”. Ai shtoi se manovrat do të shtojnë gatishmërinë e trupave tokësore në rajon, pa dhënë detaje se ku saktësisht po mbahen apo sa do të zgjasin. Irani e Azerbaixhani kanë një kufi të përbashkët prej rreth 700 kilometrash. Irani ka 83 milionë banorë, rreth 10 milionë prej të cilëve pretendohet se janë azerë etnikë.