Vetëm pak orë pas dështimit të negociatave në Pakistan, palët iu rikthyen kërcënimeve. Pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump, për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, edhe Teherani u kundërpërgjigj me të njëjtën ashpëri. Rojet Revolucionare iraniane kërcënuan se do t’i bllokojnë “armiqtë në një vorbull vdekjeprurëse” në Ngushticën e Hormuzit.