Top Channel/ Irani “i bindet” Trumpit/ Programi bërthamor i Teheranit drejt fundit?
12/04/2025 23:01

Kjo e shtunë shënoi nisjen e negociatave të para mes zyrtarëve të nivelit të lartë iranianë dhe amerikanë në Oman lidhur me programin bërthamor të Teheranit, për të cilin Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka kërcënuar se do të përdorë forcën ushtarake, nëse republika islamike nuk pranon t`i japë fund. Në kushtet e rritjes së tensioneve mes dy vendeve, zyrtarët iranianë pranuan ftesën e amerikanëve dhe nisën negociatat, të cilat shtëpia e bardhë përmes një deklarate i cilësoi të frytshme. “Këto çështje janë shumë komplekse dhe komunikimi i drejtpërdrejtë i të dërguarit të posaçëm Ëitkoff sot është një hap përpara në arritjen e një marrëveshjeje të dobishme reciproke”, shtohet në deklaratë, e cila sqaron se “palët ranë dakord të takohen përsëri të shtunën e ardhshme”. “Teherani dhe Uashingtoni janë shumë afër marrëveshjes lidhur me programin bërthamor të Iranit, tha Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi pas raundit të parë të bisedimeve në Oman me të dërguarin e SHBA Steve Ëitkoff. "Gjatë takimit, unë mendoj se ne arritëm shumë afër një bazë për negociata," vijoi ai duke shtuar se "Në takimin tonë të ardhshëm, nëse mund ta finalizojmë këtë bazë, do të kemi bërë një pjesë të madhe të rrugës." “As ne dhe as pala tjetër nuk duam negociata të pafrytshme, diskutime për hir të diskutimeve, humbje kohe apo bisedime që zvarriten përgjithmonë”, vijoi diplomati iranian. Në vitin 2015, Irani arriti marrëveshje me fuqitë bërthamore, që mundësoi lehtësimin e sanksioneve ndërkombëtare në këmbim të frenimit të programit bërthamor të Teheranit. Por, më 2018 Trump u tërhoq nga marrëveshja dhe rivendosi sanksione. Më pas, Irani nisi të shkelte kufizimet e parashikuara në marrëveshje.

Top Channel/ Integrimi, Kroacia i vë kushte Malit të Zi
26/11 23:16
Top News- Netanyahu drejt fundit politik? Eisenkot siguron një tjetër aleat për rrëzimin e qeverisë
26/11 23:15
Top News- 430 mjete të blinduara ushtarake, pesë vende të NATO “gati për luftë” me Rusinë
26/11 22:57
Top News- Bie migrimi në Britani/ Niveli më i ulët në tre dekada, duke përjashtuar pandeminë
26/11 21:30
Top News- Kroacia kushtëzon anëtarësimin e Malit të Zi/ Rikthehen përplasjet për çështjen e kufirit
26/11 21:13
Top News- Pas bllokimit disavjeçar të linjave/Kosova ndalon tregtimin e energjisë me kompani serbe
26/11 16:42
Top News – Kim Jong un inspekton armët bërthamore / Kërkon që Koreja e Veriut të zgjerojë arsenalin
26/11 15:33
Top News – Do kthente shefin e Nvidias me ligj ushtarak / Hegseth hodhi idenë pas largimit të Huang
26/11 15:32
Top News – 100 mijë rezervistë ‘gati për luftë’ / Londra ‘në këmbë’, nuk ndodhte nga Lufta e Ftohtë
26/11 15:21
Top News – Refuzoi të blinte F35-at amerikanë/ SHBA akuzon Kanadanë: Dështoi në mbrojtjen e Amerikës
26/11 15:16
Top News – ‘Jemi vite dritë larg marrëveshjes’ / Meloni: Jo buxhet ‘ku jep shumë për të marrë pak’
26/11 15:10
Top Channel/Salvini: Zelensky të mos sjellë luftën në dyert tona, ne po i mbështesim ekonomikisht..!
26/11 14:58
Top Channel/ Musk fal nga dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë në Shtetet e Bashkuara
26/11 14:56
Top Channel/ Kroacia bllokon Malin e Zi në BE? Në fillim të zgjidhim “hallet” e kufirit!
26/11 14:38
Top News – 1 milion satelitë në orbitën e Tokës / Musk merr ‘OK’-in, qendra të dhënash në hapësirë
26/11 13:16
Top News– Britania ‘shpëton’ nga emigrantët / Niveli më i ulët në dekada, me përjashtim të pandemisë
26/11 13:16
Top News – Trump paralajmëron Rusinë… / ‘Mos e zgjeroni luftën përtej Ukrainës, ka pasoja!’
26/11 13:14
Top News – Karta triumfon, lë pas Keshin / Për herë të parë në BE…kryeson Finlanda
26/11 13:14
Top News – Dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë në SHBA, Elon Musk ‘do dhurojë’ 18 miliardë dollarë
26/11 13:07
Top Channel/ Përplasje për buxhetin e BE, Franca dhe Gjermania vendosin kushte, mosmarrëveshje…
26/11 11:56