Në rrjet, po përhapet me shpejtësi apeli i Reza Pahlavit, djali i Shahut të fundit të Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, i cili u rrëzua gjatë Revolucionit Islamik të vitit 1979. Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, i biri i Shahut bën thirrje për rrëzimin e regjimit aktual në Iran, duke theksuar “nevojën për mosbindje civile pa dhunë dhe një referendum mbi rendin e ardhshëm të vendit”.