Këto imazhe të marra me dron tregonin sot masën e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e rënda të dy netëve më parë në qytezën belge të Pepinster. Numri i viktimave të përmbytjeve në Belgjikë arriti sot në 20 dhe të tjerë janë të humbur. Në Gjermaninë fqinje numri i viktimave ka kaluar 100 dhe qindra të tjerë janë të humbur. Komunitete të tëra janë shkatërruar pasi ujerat e rrëmbyer të lumenjve përmbytën qytete dhe fshatra në shtetin gjerman Rine-Palatinate. Për Gjermaninë ky është numri më i madh i vdekjeve të shkaktuara nga një katastrofë natyrore, që nga vërshimet vdekjeprurëse të Detit të Veriut më 1962