Top Channel/ Ilaçe të skaduara për të burgosurit/ KLSH gjen shkeljet e rënda në burgje
20/11/2021 19:32

Top channel publikoi të dhënat e një kontrolli iniciuar nga ministria e drejtësisë që zbuloi se në administratën e burgjeve u zbuluan 153 persona që ishin të dënuar dhe punonin si gardianë. Shumica e tyre qëndronin ende në detyrë. Por ndërkohë edhe kontrolli I lartë I shtetit në një raport auditimi ka zbuluar së ka kaos me administratën e burgjeve, e cila punon me dy struktura dhe dy urdhëra dhe ka mbivendosje strukturash. Rrëmuja me burimet njerëzore, krijuar nga drejtuesit e burgjeve ndër vite ka detyruar kontrollin e lartë të shtetit të dalë në konkluzionin se ka pasur mbivendosje mes strukturave, duke mos krijuar struktura të konsoliduara efektive, për të realizuar dhe për të përmbushur misionin e Drejtorisë së përgjihshme të burgjeve. Por ndërkohë mungonjnë ende 157 punonjës dhe deri një vit më parë ishin 220 punonjës më pak. Gjithashtu, janë konstatuar komandime në detyrë për punonjës në nivele drejtuese dhe 138 punonjës nivel jo drejtues me 4 urdhra të ndryshëm pa një afat kohor të përcaktuar në kundërshtim me bazën ligjore në fuqi. Por rrëmuja dhe shkeljet në sistemin e burgjeve sipas kontrollit të lartë të shtetit ka bërë që në burgje të futen dhe përdoren ende ilace të skaduara. KLSH ka zbuluar se të burgosurve u jepet ilacin I quajtur Ranitidinë por edhe ilace të skaduara apo që janë nxjerrë jashtë përdorimi në gjithë botën. Këto ilace të rrezikshme që dalin nga mbetjet e depove farmaceutike, administrate e burgjeve ka lejuar që të blihen dhe ti jepen të burgosurve. Ranitidina është hequr nga qarkullimi sepse përmban element kancerogjenë. Ndërsa pjesa tjetër janë të skaduara ose blihen shumë afër skadencës. KLSH ka gjetur të paktën 13 lloje ilacesh të tilla. Ndërkohë që 85 përqind e tenderave në burgje zhvillohet tërësisht ka garë me procedurën “negocim pa shpallje”, e cila mbart një risk të lartë për abuzim. Gjatë vitit 2020, janë zhvilluar 16 procedura prokurimi në vlerën totale të kontratës prej 182,milionë lekë pa tvsh, nga të cilat 6 procedura “negocim pa shpallje” me vlerë kontrate 155,milionë lekë pa tvsh

Top Channel/ Kallëzimi për gjyqtaren e GJKKO Irena Gjoka, Sali Berisha paraqitet në SPAK
12/11 10:21
Top News – Një tjetër grua në krye të SHISH. Begaj dekreton ish këshilltaren e Kryeministrisë
12/11 10:08
Top News – Reshjet rrëzojnë gurët në rrugë. Bllokohet për disa minuta Rruga e Kombit, hiqen inertet
12/11 09:43
Top Channel/ Zbardhen prapaskenat! E pabesueshme kush e shpëtoi Hegseth
11/11 23:24
Top Channel/ Dhunë e flakë! Greva paralizon Spanjën, për herë të parë pas 14 vitesh
11/11 23:19
Top Channel/ “Asnjë favor për Kushner”! Rama flet hapur në Dublin: Dera e BE, hapur
11/11 23:16
Top News- “Shpejt, shpejt se u dogj!”, zjarr në magazinën e drurit në Gjirokastër
11/11 22:33
Top News- “Flamingot rezultat i urrejtjes ndaj Trump”, Rama: Regjimi iranian ka duart e veta
11/11 22:14
Top Channel/ ‘Askush nuk pretendon që është i imunizuar nga korrupsioni ‘, Rama:Janë sistemet që…
11/11 22:07
Top Channel/ ‘Motoja ime thuaj atë që mendon, bëj atë që të thonë’, Rama nga Dublini:Askush s’na..
11/11 22:05
Top Channel/’Kemi 95% të shërbimeve tona online’,Rama nga Dublini: Inteligjenca artificiale bekim…
11/11 21:51
Top Channel/ Rama flet nga Dublini për Zvërnecit: Asnjë favor ndaj Kushner, s’kemi asgjë për…
11/11 21:37
Top News- Protestat vijojnë në Tiranë/ Nuk ka dialog, kërkohet largimi i kryeministrit
11/11 21:35
Top Channel/ ‘Putini e nisi luftën për të luftuar edhe Europën’, Rama: BE një mozaik demokracish…
11/11 21:32
Top Channel/ ‘Regjimi i Iranit ndezi protestat’,Rama:S’ka më flamingo, por zogj nga e djathta dhe…
11/11 21:20
Top Channel/ ‘Revolucioni i flamengove një urrejtje kundër Trump’,Rama:Gjetën bulevardin tonë për…
11/11 21:18
Top Channel/ Rama nga Dublini: Moment kulmor për ne, gjërat që dukeshin të pamundura tani…
11/11 21:04
Top Channel/ ‘Serbia po kalon situatë eksperimentale’, Rama:Fantazmat e të shkuarës po e përndjekin…
11/11 20:58
Top Channel/ ‘2027 ambicioz por i mundur’, Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE një proçes…
11/11 20:55
Top Channel/ Ushqime pa etiketa në markete, TCH zbulon shkeljet, produkte pa informacion
11/11 20:11