Top Channel/ Ibrahim Lici, i dyshuari për vrasjen e Endri Mustafës/ Babai i tij hedh poshtë akuzat
18/05/2021 12:32

Mustafe Lici, babai i Ibrahim Licit, të akuzuar si autor hedh poshtë akuzat se djali i tij ka vrarë 32-vjeçarin, Ibrahim Mustafa, që u gjet dje në zonën e Livadhit, në Shkodër. Policia ka arrestuar dhe 15-vjeçarin me iniciale E. M., pasi dyshohet se në bashkëpunim me Ibrahim Liçin kanë vrarë me armë zjarri Mustafën. Por, sipas babait të Ibrahim Licit, i mituri ka gënjyer në polici, kur ka thënë se autori është djali i tij. Mustafe Lici thotë se adoleshenti është punëtor i Bajrave. “U shpall në kërkim Ibrahim Lici, për vrasjen e një komshiu tonë. Bashkëpunëtori i kriminelit, është një fëmijë i mitur, me grupin e Esmer Bajrit. Punon pastrues i baglave të kuajve të Esmer Bilalit. I mituri ka thënë sikur ka kryer bashkëpunim me Ibrahim Licin. Familja jonë është shumë e mbrojtur, jemi me kamera kudo që hamë, kudo që pimë, kudo që rrimë. Ky është një bllof i përgatitur nga policia, që mendojnë se do ta realizojnë duke gënjyer një fëmijë, duke i thënë se do të ketë mbrojtjen tonë. Por, është bllofi i radhës. Drejtori i policisë, në datën 17 të muajit të kaluar, e ka hequr personin nga kërkimi, sepse kishte dy vite që e mbante në kërkim policor. Ky është i njëjti krim, si ai në Livade, i familjes Frraca. Fati jonë dhe mbrojtja jonë janë vetëm kamerat, ky bllof është vetëm mediatik. Familja e tyre e di shumë mirë se kush ia ka vrarë djalin dhe kush ia ka nxjerrë nga shtëpia me dy telefonata. Krimi është justifikuar në atë mënyrë, sa jetojmë në epokën e horrave. Ne kemi armët tona shumë të fuqishme para policisë, kemi vendqëndrimin, ku pimë kafe, se kështu na ka detyruar jeta”.

Top Channel/ Kampet italiane mbeten në Shqipëri. Gjykata Europiane vendos për vendet e sigurta
01/08 22:53
Top News – Burg kush përdhos udhëheqësit. Draft kodi i ri penal zgjeron veprën penale
01/08 22:20
Top News – Shqiptari flakë me 8.4 kg kokainë në makinë, arrestohet nga policia
01/08 22:18
Top News – Përshkallëzohen tensionet SHBA-Rusi. Trump çon nëndetëset bërthamore pranë Rusisë
01/08 22:17
Top News – Prokurori i hetuar nga SPAK. Shkarkohet nga KPA, ngeli në kriterin e pasurisë
01/08 22:16
Top News – Draft kodi i ri penal. BE nuk ishte pjesë e hartimit: Duhen konsultime
01/08 22:13
Top Channel/ Hartuesit e Kodit: Është ende draft, kemi marrë modele dhe praktika të huaja
01/08 19:36
Top Channel/ Kodi i ri penal shqetëson BE-në: Ndryshimet, me impakt negativ në lirinë e medias
01/08 19:34
Top Channel/ Balluku: Respektimi i distancave nga akset kombëtare në dorë të IKMT dhe policisë
01/08 19:30
Top Channel/ Fluks i lartë udhëtarësh që dalin nga Shqipëria në Qafë Thanë, radha e pritjes 1 km
01/08 17:18
Top News – Rama: Ndëshkime të forta për zaptuesit. Mbaron afati për lirimin e hapësirave publike
01/08 17:01
Top News- Zhduket gjatë peshkimit në lumin Mat, nis kërkimi nga RENEA dhe policia
01/08 16:29
Top News- Anija turke mbërrin në Portin e Durrësit, vizitë në kuadër të misionit të NATO-s
01/08 16:28
Top News- Avokati i Popullit ndalet në IEVP Durrës, verifikim për ankesën e avokatëve të Veliajt
01/08 16:18
Top News – Rama i përgjigjet organizatave mediatike. ‘Pa vulën e BE Kodi Penal s’shkon në Parlament’
01/08 15:28
Top News – Lind fëmija më ‘i vjetër’ në botë/ Si fantashkencë, embrioni ishte ngrirë 30 vite më parë
01/08 15:25
Top News – Do shohë nga afër urinë…I dërguari i Trumpit, ‘vizitë e pazakontë’ në Gaza
01/08 15:24
Top News – Donald Trump për Nobelin e Paqes…Kamboxhia do të nominojë presidentin amerikan
01/08 15:18
Top Channel/ “Është ende draft”, gjyqtari Gerd Hoxha: Kemi marrë modele dhe pratika të huaja
01/08 15:17
Top News – Dallgët goditën bazën në 15 minuta/ Nëndetëset bërthamore të Putinit u dëmtuan nga cunami
01/08 15:17