Dy persona kanë rënë në pranga në Vlorë, pasi i vodhën me forcë para dhe karta bankare një personi në rrugë. Ngjarja ndodhi më datë 02.04.2024, rreth orës 23:00, në afërsi të vendit të quajtur “Tregu i Orizit”, ku S. D., 49 vjeç dhe D. L., 36 vjeç, të dy banues në Vlorë, i kanë zënë rrugën me automjet shtetasit A. T.