Lëndë plasëse ka shpërthyer këtë të premte ne mëngjes në shtëpinë e shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër. Policia njofton se rreth orës 03:50 në lagjen Dobraç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, përpara banesës së Pëllumb Shpatit. Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij dhe është dëmtuar automjeti i tij.