Incidentet e pahijshme në publik vazhdojnë ta ndjekin presidentin francez, Emmanuel Macron. Vetëm disa muaj pasi një i ri e qëlloi me shuplakë në fytyrë gjatë një mitingu, shefi i Elizesë është goditur me vezë në kokë teksa merrte pjesë ne panairin ndërkombëtar të Gastronomisë. Truproja u hodhën menjëherë në veprim për të mbrojtur presidentin, ndërsa djali që e goditi u arrestua. Pamjet e postuara në Twitter vec të tjerash edhe nga Lorenz Mathias, bënë shume shpejt xhiron e rrjetit.