Top Channel/ I riu që ktheu motrat në narkomane, në kërkim 40-vjeçari! I lidhur me të dyja
25/03/2023 19:59

Një 40 vjeçar nga kryeqyteti është vendosur nën hetim për shpërndarje droge, mbasi një përdoruese kërkoi ndërhyrjen e policisë dhe e denoncoi se ai po i mbante peng të motrën. Ilirjan Kazuni po hetohet në mungesë sipas një mase të shpallur nga gjykata e Tiranës e cila ka bindjen se i dyshuari që e kishte të dashur denoncuesen e ktheu në përdoruese. Por më pas ai krijoi lidhje intime edhe me motrën e saj, me të cilin nisi fshehtas bashkëjetesën duke i ofruar edhe asaj kokainë Prokuroria thotë në fashikull se rasti i shtëpisë së kokainës u zbulua nga një incident xhelozie midis dy motrave. Më e madhja e bindur për tradhtinë kontrolloi befasisht banesën dhe zbuloi se kishte pasur të drejtë për tradhtinë e po ashtu u ballafaqua dhe me një të vërtetë tjetër të hidhur, edhe motra e vogël ishte kthyer në përdoruese. prokurorja e çështjes Rovena Zoto në shkresat që disponon TCH shpjegon se vajza me emrin Erjona nisi bashkëjetesën me shpërndarësin e po ashtu edhe kokainën. I dashuri ma ka siguruar disa herë kokainën dhe nuk e kam kallëzuar mbasi kisha marrëdhënie me të shprehet e reja në polici. Një muaj para ngjarjes e reja u nda prej 40-vjeçarit dhe sakaq kishte dyshime që ai kishte nisur raport me motrën e saj të vogël. Këtë të fundit e gjeti në një apartament te marrë me qira nga çifti. Kur e pashë motra ishte në gjendje të droguar thotë në polici denoncuesja. por e zhgënjyer prej të dyve ajo këmbëngul në dëshmi se shpërndarësi e mbante forcërisht në banesë. megjithatë ky version nuk u vërtetua nga policia që mori në pyetje edhe motrën tjetër. Gjatë kontrolleve në këtë banesë që gjendet në rrugën ‘Gjon Muzaka’ policia thotë se lëndë narkotike kanabis e kokainë, peshorja elektronike si dhe sendet që përdoren për ambalazhimin e dozave i përkasin Kazunit dhe për këtë arsye ai u referua vetëm për shpërndarje dhe jo për pengmarrje Përpos këqyrjes së vendngjarjes prokuroria ka administruar rrëfimet e të dyja motrave, që të dyja tanimë përdoruese. Përdorimi i drogës pranohet tanimë që është një problem në kryeqytet. Zyrtarisht policia deklaron për TCH se çdo muaj në sallën operative administrohen 70 deri në 80 telefonata nga qytetarë rastësore që konstatojnë përdorim droge në ambiente publike apo pranë shtëpive të tyre.

Top News- Policia aksion tek ‘Bankers Petroleum’, arrestohet CEO kinez dhe zyrtarë të kompanisë
02/07 22:45
Top Channel/ Kukësi në errësirë totale, ndërpritet energjia elektrike
02/07 22:43
Top Channel/ Gara me makinë për t’i ikur policisë! I riu i përfshirë në festën e çmendur në Astir
02/07 22:14
Top News- Policia në ndjekje të makinës luksoze/ S’iu bind urdhrit, kaos në rrugët e kryeqytetit
02/07 22:07
Top News- Protestojnë fermerët e shalqinit në Fier, ankohen për çmimin: Po shesim nën kosto
02/07 20:38
Top News – Ndryshime tek Ministria e Shëndetësisë. Ina Majko emërohet zv/ministre, zëvendëson Hykën
02/07 20:37
Top Channel/ Tentoi t’i shpëtonte policisë gjatë ndjekjes, i arrestuari shok i Aleksandër Sadikaj
02/07 20:11
Top Channel/ Vihet nën kontroll zjarri në landfillin e Elbasanit! Tymi toksik mbuloi zonën
02/07 19:54
Top Channel/ Dy viktima nga aksidentet! Humbin jetën një grua dhe një sllovak
02/07 19:52
Top Channel/ Ambasadori shqiptar në Londër sqaron shifrat: Ku mashtron Farage!
02/07 19:49
Top Channel/ Zhduket i moshuari në Malësi të Madhe, familjarët vendosin 50 mijë euro shpërblim
02/07 19:36
Top News- Dy viktima e katër të plagosur, përgjaken rrugët e vendit! Humb jetën dhe një turist
02/07 19:24
Top News – Rafting në lumin e Vjosës nga të apasionuarit e sporteve të ujit
02/07 19:14
Top Channel/ Shoku i Aleksandër Sadikajt tenton t’i shpëtojë policisë, me armë në makinë
02/07 18:55
Top Channel/ “Babai u afrua…”, shkrimi Neda Ballukut për ngjarjen tronditëse në Fier: Nuk doja…
02/07 18:54
Top News- Babai abuzoi seksualisht me të bijën/ Reagon Avokati i Popullit: Të hetohen institucionet
02/07 17:03
Top News – NATO ngre F16-at, alarm i kuq / Rusia, sulme me rreze të gjatë veprimi gjatë natës
02/07 15:59
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ Gjermanisë / Përdor platforma mediatike për të mbjellë pakënaqësi
02/07 15:55
Top Channel/ Zjarri në landfill vijon nga dje. Tymi toksik mbulon Elbasanin dhe fshatrat përreth
02/07 15:18
Top Channel/ Agjencia digjitale, aplikacioni ku mund të denoncohen shkeljet e policëve
02/07 15:17