Top Channel/ I penduari zbulon krimet, hedh dritë për ngjarjet e bandës së Haxhiut
04/06/2025 19:59

Ka dëshmuar për herë të parë në GJKKO bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani, pjesë e bandës së Laert Haxhiut. Ai pranoi të bashkëpunojë me SPAK, duke rrëfyer 17 episode kriminale. Për këtë dosje SPAK ka marrë të pandehur 8 persona që akuzohen për ngjarje kriminale në disa qytete të vendit. Artan Tafani u arrestua në shtator të 2023, pasi grabiti me armë një pikë këmbimi valutor në zonën e Astirit. Tafani para GJKKO i përgjigjet pyetjeve të prokurorit të çështjes, Behar Dibra, ku ka rrëfyer sesi u njoh me Haxhiun dhe sesi planifikonin ngjarjet kriminale. “Kam qenë emigrant në Greqi, jam marrë me drogë, atje kisha probleme, pastaj jam kthyer në Shqipëri ku në vitin 2015 rashë në burg për vjedhje, kisha probleme ekonomike, e vuajta dënimin në burgun e Rrogozhinës dhe Kosovës në Lushnje. Kam qenë dhe përdorues droge. Në 1997 më vranë babanë në fshatin Karbunare dhe ika me nënën në Greqi. Isha i vogël, kishim një biznes familjar me materiale ndërtimi. Fillimisht punova punë të ndershme në Greqi me bojra, lyerje. Në 2006 që erdha në Lushnje nga Greqia, punova me xhaxhain punë ndërtimi dhe lyerje. Lashë edhe drogën, por më pas u ngatërrova prapë dhe rashë në burg në 2015, vodha një pikë këmbimi valutor, aty më dërgonin lek njerëzit e afërm nga Greqia. Pas disa muajsh më arrestuan dhe u dënova 6 vite burg. Në paraburgim jam njohur me disa çuna nga Lushnja. Erdhi një Lulzim Spahiu pas ngjarjes ku u plagos Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, dhe arma u gjet tek stani i babait të Laert Haxhiut, zotit Qamil Haxhiu. Pas Lulzimit erdhi dhe Qamili aty. Me Lulzimin kemi ndenjur aty. Pasi dola nga burgu e kam takuar te një karburant i Saimir Taullahut. Pasi dola nga burgu më çoi llaf Klajd Taullahu që do takoj Lulzimin, donte të bënim ndonjë punë me mall. Pastaj u takuam tek një lokalme Laert Haxhiun. Ishte hera e parë që e takoja. Anterio Kaloshin e kisha në burg në Rrogozhinë. Unë vetë kam dhe emrin tjetër, Marius. Për Laertin kisha dëgjuar vetëm në TV, nëpër lajme. U nisëm për në Dajt, u ulem tek një restorant. Laerti më mori jashtë, tha: “Hajde flasim pak jashtë.” Atë natë ndenjëm atje në Dajt, morëm një tip suite. Unë u tremba në fakt, se thashë pse më morën mua këta, kur pashë Laert Haxhiun. Më tha: “Do bëjmë ndonjë punë, do të ndihmoj unë me ndonjë mall.” Por punë kështu transporti, punë të jashtëligjshme. Ai mesa duket e dinte që isha keq me lekët. Të nesërmen Laerti dhe Ligori ikën për Korçë. Unë u takova me Klajdin dhe me Lulzimin dhe ikëm në Lushnje. Gjatë rrugës më dhanë 500 euro, 500 të tjera mi dhanë pas nja 2-3 ditësh. Në një takim tjetër më thanë të vendosja një tritol në Lushnje, pasi i kishin dhënë mall njeriut dhe ky s’i kishte dhënë lekët. Donin t’ja bënin në formë presioni. I thashë dakord, ca të thoja, që nga dita parë që i takova kishte një lloj presioni mbi mua, s’dija si t’ua shpjegoja. Rrugës, kur zbritëm, Laerti më dha 100 euro për shpenzime nafte. Unë e kisha lënë makinën në hyrje të Elbasanit. Nisëm për Lushnje me vendos tritolin, kisha bërë edhe planin. Vendosa 100 gram tritol. Mu duk sikur kjo ishte prova që këto do shikonin nëse bëja punë unë apo jo. E ndeza fitilin dhe ika. E vendosa në derën e banesës, ishte në katin e parë të një pallati. Isha në këmbë, kalova nga shinat e trenit. Planin e kisha bërë me Laertin”-ka treguar Artan Tafani.

Top Channel/ Plas sherri mes protestuesve para Kryeministrisë, përplasen fizikisht 2 grupe
16/08 22:31
Top News- Irani shpërblim të çmendur, 30 mijë dollarë për këdo që kap ose vret një ushtar amerikan
16/08 22:30
Top News- Çfarë ndodhi në Sarandë, si u dhunua shefi i Krimeve nga rojet private të klubit të natës
16/08 22:16
Top Channel/ Dita e 78-të e protestës në Tiranë, tubuesit debatojnë në shesin Skënderbej
16/08 21:51
Top News- PDK dhe AAK refuzojnë Haxhiun/ Reagon presidentja- Veprim i gabuar, duhet marrëveshje
16/08 21:16
Top News- Të akuzuar për drogë, njëri ekstradohet nga Londra, tjetri arrestohet në Rinas
16/08 21:15
Top News- ‘Kurti nuk do ta marrë presidentin’/ Opozita hedh akuza: Kuvendi s’është pronë e tij
16/08 21:05
Top Channel/ Kush e vrau Tupac? Ngjarja e pazbardhur edhe pas 30 vitesh
16/08 19:56
Top Channel/ Rusi-Ukrainë, përshkallëzim dramatik! Sulmet më të mëdha për vitin 2026
16/08 19:53
Top Channel/ Dalin pamjet, si u dhunua shefi i Krimeve në Sarandë, arrestohen autorët
16/08 19:45
Top Channel/ Konflikti ku u dhunua shefi i krimeve në Sarandë, del video nga vendngjarja
16/08 19:41
Top Channel/Albin Kurti: Të tronditur nga ngjarja në Vlorë! Po monitorojmë nga afër situatën
16/08 19:39
Top News- Shitësit e biletave nxjerrin thikat në Vlorë, një i plagosur
16/08 19:10
Top Channel/ Konflikt mes dy shitësve në Skelë, plagoset me thikë njëri prej tyre
16/08 18:50
Top News- 3 mijë gjoba në dy ditë, e pëson edhe kameramani i dasmave duke filmuar në rrugë
16/08 18:32
Top Channel/ Dhunuan sheshin e krimeve në Sarandë, vinën në pranga 6 persona
16/08 17:30
Top Channel/ Dhunimi i shefit të krimeve në Sarandë, në pranga 6 persona, procedohen dy efektivë
16/08 17:29
Top Channel/ Zjarr në ishullin Salamina të Greqisë, humbin jetën dy persona, plagosen katër të tjerë
16/08 16:37
Top Channel/Aksident në qytetin e Durrësit, një mjet përplaset me tjetrin dhe përfundon i përmbysur
16/08 16:21
Top News- Aksident i frikshëm në Durrës, Opel-i përmbyset në trotuar pas goditjes nga BMW-në
16/08 15:39