Top Channel/ “I pasinqertë për armëpushimin”, ministri i jashtëm rus kritika të ashpra ndaj Macron
26/02/2025 22:49

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov kritikoi presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kërkoi të vendoset një “frenim” mbi shtetet evropiane që kërkojnë të vendosin forca paqeruajtëse në Ukrainë. Rusia nuk po e shqyrton opsionin për vendosjen e forcave paqeruajtëse evropiane në Ukrainë, tha ministri i Jashtëm Sergei Lavrov në një konferencë për shtyp pas bisedimeve në Doha. “Jo, nuk mund ta konsiderojmë këtë opsion. Bisedat për forca paqeruajtëse janë boshe. Gjëja kryesore është të shkatërrohen rrënjët dhe shkaqet e konfliktit. Nuk ka mungesë të forcave paqeruajtëse,” tha ai, duke iu përgjigjur një pyetjeje për mundësinë e vendosjes së forcave paqeruajtëse në vendin fqinj, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti. Kreu i diplomacisë ruse tha se qasja e Francës dhe Britanisë së Madhe synon përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe shtypjen e çdo përpjekjeje për ta qetësuar atë. Në këtë kontekst, ai e cilësoi Macronin si të pasinqertë kur foli për një armëpushim urgjent, i cili supozohej të pasohej nga një diskutim i çështjeve territoriale dhe parimeve të tjera të zgjidhjes së konfliktit. Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se beson se është e nevojshme të ketë forca paqeruajtëse në Ukrainë në një formë ose në një tjetër. Njëkohësisht ai ka sqaruar se misioni do të duhej të ishte i pranueshëm për të gjitha palët.

Top Channel/ Van Gogh, rekord 190 milionë dollarë, marrëveshje me trashëgimtarët hebrenj
19/11 15:38
Top Channel/ Takimi me Xi dhe Putin, Trump: Po shkruajmë historinë, bashkë për paqen!
19/11 15:16
Top Channel/ Trump, Xi e Putin me deklaratë paqeje: “Luftën bërthamore nuk e fiton askush”!
19/11 15:00
Top News – Gjenocid kundër myslimanëve Rohinga / Gjykata më e lartë e OKB-së dënon Mianmarin
19/11 14:56
Top News – Luftë me Iranin pas 1 janarit… / Trump: Do të shohim çfarë do të ndodhë
19/11 14:55
Top News – OKB, së shpejti pa udhëheqës / Gara për të gjetur pasuesin e Guterres ngec në vend
19/11 14:39
Top News – Bombardues dhe valixhe bërthamore / Tre liderët ‘shkruajnë historinë’ në siguri maksimale
19/11 14:38
Top Channel/ Shpenzoi miliona për republikanët, Musk: Ndihem budalla, nuk jam pjesë e MAGA-s
19/11 14:35
Top News -Putin-Xi-Trump 1 orë e gjysmë bashkë/ Marrëveshje me 4 pika mbi luftën e armët bërthamore
19/11 14:24
Top Channel/ Putin shkon në Kinë me valixhe bërthamore: Pse presidenti rus e merr me vete “Cheget”!
19/11 13:50
Top News – Elon Musk pranon: U tregova budalla/ Dha 500 milionë dollarë për republikanët në zgjedhje
19/11 13:38
Top News – Piktura e Van Gogh-ut thyen rekordin / Shitet në ankand për 190 milionë dollarë
19/11 13:23
Top News – Bota ndalet, vjen Grand Theft Auto VI / Tre milionë britanikë nuk shkojnë në punë
19/11 13:23
Top News – Anthropic debuton në tregje / Mbledh shumën rekord prej 81 miliardë dollarësh
19/11 13:21
Top Channel/ Fëmijët në Roblox, në rrezik, akuza ndaj platformës: Nuk mbron të miturit
19/11 12:14
Top Channel/ Danimarka miraton paktin me SHBA-në, baza të reja ushtarake në Groenlandë
19/11 12:12
Top Channel/ Ura e Krimesë goditet sërish, sulmi i tretë ukrainas brenda javës
19/11 12:12
Top Channel/ Hakerët sulmojnë Komisionin Europian, Politico: Shënjestruan sistemin e pagave!
19/11 12:10
Top News – Islami lë pas krishtërimin… / Feja më e madhe në botë nga mesi i dekadës tjetër
19/11 12:10
Top News – Avionët rusë ‘rrethojnë’ Tajvanin / Hera e dytë këtë javë, alarm i kuq në ishull
19/11 12:04