Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi në banesën e tij janë zbuluar 344 kuti me lëndë piroteknike të kontrabanduara, me vlerë rreth 40 mijë euro. Sipas Policisë, dyshohet se lëndët piroteknike do t’u shiteshin personave të maskuar dhe të dhunshëm gjatë protestave të tri ditëve të fundit. Operacioni u kodua “Fireworks”, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.