Një shqiptar i dënuar me 32 vite për vrasje përmes një fushate një javore në TikTok mblodhi 101.000 euro donacione. Eugert Merizaj i njohur në rrjetet sociale me pseudonimin “Babale” u përfshi në apelin për të ndihmuar një vajzë të sëmurë. Në përshkrimin e Gofoundme thuhet se “Brikena, një vajzë shqiptare vetëm 13 vjeçe, po përballet me një sfidë të jashtëzakonshme shëndetësore që rrezikon jetën e saj. Ajo jeton me babanë, gjyshërit dhe tre motrat në fshatin malor të Therepelit, rrethi Skrapar.