Top Channel/ Humbi prindërit në aksident, postimi prekës i Alban Bushit: Jam dëshmitar i pafuqisë…
31/10/2024 20:11

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka reaguar në lidhje me vdekjen e prindërve të tij në një aksident në Selanik. Me një postim, ai ka treguar dhimbjen e madhe dhe vështirësinë për ta përballuar. “Mënyra për ta pranuar një humbje është e lidhur me mënyrën se si ka ardhur. Një vdekje e ardhur nga shkaqe natyrale është e dhimbshme, por është ulëritëse kur vjen për shkak të një aksidenti. Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para jush, si dëshmitar i pafuqisë ekstreme për të ndryshuar atë ç’ ka ndodhur. Madje dhe kur fatmirësisht vjen një kujtim i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvendëson një palë lot me të tjerë. Sot dhimbshëm mora orat që kane punuar në pulsat e zemrave tuaja, aq me formë dhe vlerë në orë të pafundme pa formë që kur ai aksident me një përplasje ju hoqi fillin e jetës. Deri në përqafimet tona të ardhshme, ju dua pafundësisht, përjetësisht dhe përtej”, shkruan Bushi në postimin e tij. Ndër të tjera ai ka zbuluar se nesër do të mbahen homazhet për prindërit e tij të ndjerë. “Të dashur miq dhe të afërt, në emër të familjes sonë lejomëni t’ju falenderoj përulësisht, për praninë tuaj përmes mesazheve të panumërta. Duke ju kërkuar një ndjesë të thellë, në pamundësi t’ju përgjigjem, ju njoftoj me dhimbje të pamasë se: Homazhet për shumë të dashurit prindërit tanë do të mbahen të premten , më 1 nëntor 2024 nga ora 9:00 – 15:00. Më pas, kortezhi mortor do të drejtohet për në vendin e fundit të pushimit në Varrezat e Sharrës”.

Top Channel/ Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, thirret si person në dijeni për aeroportin
26/10 10:26
Top News- Mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, Rama mbërrin në Kryesinë e Kuvendit
26/10 10:08
Top Channel/ Rrjedhje gazi nga një bombol, zjarrfikësit në Fier neutralizojnë situatën
26/10 09:55
Top News- Shmanget tragjedia në Fier, rrjedhje gazi në një apartament, ndërhyn në kohë zjarrfikësja
26/10 09:44
Top Channel/ Betejë zjarr-gaz te Kryeministria! Sërish kaos në Tiranë, “luftë” mes palëve
25/10 22:48
Top News- 13 ditë protestë në Tiranë/ Jo dialogut me kryeministrin, gurë drejt policisë
25/10 22:30
Top News – Tifozi i ‘TKZ’ rrezikon syrin. Kreu i fshf mesazh për 28 vjeçarin e lënduar në protestë
25/10 22:00
Top News- ‘Shpenzimet u mundësuan nga shteti’/ Rama repliklon me motrën e protestuesit të plagosur
25/10 21:00
Top Channel/ Thyhen xhamat e Kuvendit, një grup të rinjsh sulmuan katin e parë, policia s’reagoi
25/10 20:17
Top Channel/ Incidentet në protestë, të rinjtë hodhën sërish gurë dhe përplasen me policinë
25/10 20:16
Top Channel/Studentët & dialogu në 2 epoka, krahasimi me të rinjtë e viteve 1990 sonte në Exclusive
25/10 19:57
Top Channel/ Mbërrin në Itali Erjon Vishkulli, Rama replikë me motrën e të riut për kurimin jashtë
25/10 19:45
Top News- Dita e 13-të e protestës, të rinjtë hedhin kapsollë para kryeministrisë
25/10 19:33
Top Channel/ Përplasje e ashpër pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve
25/10 18:54
Top Channel/ Protestuesit i heqin pllakat metalike bizneseve, sulmojnë një bankë të nivelit të dytë
25/10 18:28
Top Channel/ Hidhen gurë drejt Kryeministrisë, policia ndërhyn me ujë e gaz, nisin shoqërimet
25/10 18:17
Top Channel/ Polici preket nga fjalët e protestuesit: Vendosim maskën që të mbrohemi nga ju
25/10 17:13
Top Channel/ Nis hedhja e kapsollave para Kryeministrisë, policia bën gati autobotet e ujit
25/10 16:58
Top News- ‘Sigurova transportin me avion charter’/ Rama flet për plagosjen e të riut më plumb gome
25/10 15:34
Top Channel/ Elbasan, thahen qershitë/ Thatësirat e zgjatura, dëmtohen gjysma e pemëve
25/10 15:26