Top Channel/ Humb jetën turistja holandeze, rrëzohet nga 30 metra në plazhin shqiptar
23/07/2025 15:38

Zbritja me litar për të arritur në një nga plazhet e Potamit në Himarë ka rezultuar fatale për një turiste nga Holanda e cila humbi jetën pas rrëzimit nga lartësia. 23-vjeçarja me shtetësi holandeze pjesë e një grupi me turistë të huaj adhurues të sporteve aventuriere si alpinizmi dhe hiking-u, kanë zgjedhur të zbresin drejt plazhit përmes terrenit të thepisur shkëmbor, duke shmangur rrugën e zakonshme detare me mjete lundruese apo këmbësore. Miqtë që e shoqëronin deklaruan se e reja ka rrëshqitur aksidentalisht duke u rrëzuar nga një lartësi prej rreth 30 metrash. Për t’i ardhur në ndihmë vajzës së re u angazhua policia e Himarës, shërbimet e emergjencave civile, policia kufitare, forcat zjarrfikëse dhe një ambulancë. Por pavarësisht ndërhyrjes, askush nuk ka mundur të bëjë asgjë për të rene përveçëse të nxirrnin trupin e pajetë nga zona e vështirë shkëmbore. Pjesë e grupit ka qenë edhe një 18 vjeçare e cila ka marre plagë nga rënia e gurëve por u transportua me helikopter drejt Tiranës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet po ashtu i erdhën në ndihmë të gjithë grupit të turistëve, që të largoheshin të sigurt nga zona, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Ky është një rast tjetër që tregon rrezikshmërinë e aventurave në terrene të papërshtatshme dhe nevojën për kujdes të shtuar nga të gjithë ata që eksplorojnë natyrën jashtë rrugëve të sigurta.

Top Channel/ Dy ish-prokurorë të pandehur nga SPAK, morën 55 mijë euro ryshfet
23/12 23:30
Top News- Fshehu 172 mijë euro, prokuroria vendos nën akuzë Shpend Ahmetin
23/12 23:22
Top Channel/ Zhdukja e dy shtetasve në Gjirokastër, Dosja shkon në Gjykatë
23/12 22:02
Top News- E-Albania jashtë funksionit/ Probleme teknike me sistemin, mungon aksesi
23/12 20:44
Top Channel/ Shtohet turizmi dimëror, më shumë kërkesa për Korçën dhe Beratin
23/12 20:01
Top Channel/ Bileta 50 lekë, nisin hetimet për urbanët e Kamzës
23/12 19:56
Top Channel/ Bie E-Albania! Autoritetet: Për mirëmbajtje. Profesionistët e Lirë: Duhet transparencë
23/12 19:54
Top Channel/ Hakeroi prokurorët, i komunikohet akuza ish-drejtorit të burgjeve
23/12 19:51
Top Channel/ Automjeti përplas 65-vjeçarin me biçikletë në Maliq, i moshuari në gjendje të rëndë
23/12 19:27
Top News- Aksident i rëndë në Maliq, makina merr para 65-vjeçarin
23/12 18:48
Top News – Përgjuan prokurorët e SPAK. Mbyllen hetimet për ish kreun e burgjeve dhe dy personave
23/12 17:34
Top Channel/ Hetimet u mbyllën për Agim Ismailajn, ish-drejtori i burgjeve del nga SPAK
23/12 17:13
Top News – Një akt mirësie në festat e fundvitit. Raiffeisen Invest surprizë për fëmijët në QSUT
23/12 17:03
Top Channel/ “Tani jam rikuperuar dhe…”, mesazhi i Parashqevi Simakut, ç’paralajmëron këngëtarja
23/12 16:50
Top News – Konfiskohen 3 mln euro pasuri. Gjirokastër, dyshohen produkt i kultivimit të hashashit
23/12 16:46
Top News – Rama, batuta për dy vëllezërit binjakë, njëri me medalje, tjetri jo
23/12 16:42
Top News – Miti i Sizifit, Rama – Rruga është më e rëndësishme se mbërritja
23/12 16:41
Top News – Maturanti me të gjitha 10-ta. Kryeministri Rama – Po kjo pikë e zezë, asnjë nëntë
23/12 16:41
Top News – ‘Në majë arrijnë ata, që janë gati të paguajnë çmim për ëndërrat’ Rama me maturantët
23/12 16:40
Top News – ‘Gërdeci’, SPAK pret ende letërporosi. Prokuroria ‘gjen’ ish sekretaren që s’është pyetur
23/12 16:36
DIGITALB DIGITALB