Top Channel/ Humb jetën nga plumbi në kokë Anila Ndoka, gruaja u qëllua me pistoletë nga i dashuri
24/02/2025 12:44

Pas 6 ditësh në betejë për jetën, plumbi i dalë nga pistoleta e të dashurit të saj i mori jetën Anila Ndoka Prendushit, duke e mbyllur me tragjedi historinë e tyre të dashurisë. 44-vjeçarja, e cila u qëllua më 18 shkurt me një plumb në kokë, gjatë gjithë këtyre ditëve ishte në gjendje të rëndë, nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal të Shkodrës, dhe mëngjesin e kësaj të marte ka ndërruar jetë. Ajo bashkëjetonte me partnerin e saj, Kolë Manaj, 34 vjeç, prej rreth 5 vitesh, dhe kohët e fundit kishin pasur probleme në çift. Marrëdhëniet mes tyre ishin ftohur deri në diskutime për një ndarje përfundimtare. Ditën e ngjarjes, partneri ka shkuar te puna e 44-vjeçares për ta takuar, dhe janë futur në makinë. Aty dyshohet se gruaja i ka deklaruar ndarjen përfundimtare, dhe pas diskutimeve, në gjendje të rënduar psikologjike, Manaj ka nxjerrë armën, duke qëlluar partneren e tij dhe më pas veten. Nga plumbi, 34-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa e dashura e tij, nëna e tre fëmijëve nga një martesë e mëparshme, u plagos rëndë, por arriti të mbijetonte vetëm për 6 ditë. Dyshohet se ngjarja ndodhi për shkak të problemeve në çift dhe mosdakordësisë për ndarjen.

Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43