Top Channel/ Humb anija e Elon Musk. SpaceX, vetëm pak minuta në hapësirë. Synohet të arrihet në Mars
18/11/2023 18:15

SpaceX kreu këtë të shtunë lëshimin e dytë provë të Starship, raketës më të madhe të ndërtuar ndonjëherë që Elon Musk shpreson se një ditë do të kolonizojë Marsin, ndërsa NASA pret një version të modifikuar për të ulur njerëzit në Hënë. Por megjithëse fluturim i dytë provë shkoi më tej dhe më lartë se prova e parë në prill, duke përfshirë shpërthimin e përforcuesit, raketa humbi kontaktit me SpaceX disa minuta pas lëshimit. Raketa dhe anija kozmike u ngritën në mënyrë të sigurt nga jastëku, me përforcuesin Super Heavy që ndezi të 33 motorët e tij. Më pas, përforcuesi Super Heavy dhe anija kozmike Starship u ndanë me sukses, ndërsa Starship ndezi motorët e tij dhe u largua. Tetë minuta pas ngritjes së raketës, brohoritjet ishin të mëdha mes stafit që kontrolloi misionin ndërsa Starship po i afrohej fundit të djegies së motorit të tij - duke e vënë atë në rrugën drejt orbitës së Tokës. Por vetëm në minutën e nëntë pas nisjes - SpaceX e bëri të qartë se humbi sinjalin video me raketën Starship. Dhe rreth 11 minuta e gjysmë pas fluturimit, kompania konfirmoi se kishte humbur të dhënat. Kjo tregoi se Starship nuk po fluturonte siç ishte planifikuar. Inxhinieri John Insprucker, konfirmoi se SpaceX ishte i detyruar të shkatërronte Starship mbi Gjirin e Meksikës në mënyrë që të mos devijonte nga kursi. Megjithatë kompania tashmë po thekson se, sipas saj, ky test ishte një sukses. "Kemi marrë kaq shumë të dhëna dhe të gjitha do të na ndihmojnë të përmirësohemi për fluturimin tonë të ardhshëm," tha Kate Tice, një menaxhere inxhinierike për sistemet e cilësisë në SpaceX, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë. Në një postim në Tëitter, kompania tha të njëjtën gjë si pas fluturimit testues jetëshkurtër të prillit: SpaceX ka këmbëngulur se shpërthimet gjatë fazave të hershme të zhvillimit të raketave janë të mirëseardhura dhe ndihmojnë në informimin e zgjedhjeve të projektimit më shpejt se testet tokësore Pamjet: AFP

Top Channel/ Starmer i thotë “JO” Trump, presidenti i SHBA: Je si Neville Chamberlain
12/04 22:40
Top Channel/ Irani kërcënon Trump, zbulohet lëvizja e Putin
12/04 22:38
Top News – Zgjedhjet në Hungari / Mbyllet votimi, sondazhet nxjerrin humbës Orban
12/04 22:28
Top Channel/Prapaskenat e negociataveJo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, Irani kërkoi 27 miliardë dollarë
12/04 15:25
Top News – Bazat britanike në Qipro nuk preken / Nuk janë të negociueshme, statusi ligjor ‘i fortë’
12/04 14:01
Top News – Papa shpërthen: Mjaft me luftëra! Dënimi më i fortë për konfliktin në Iran deri më tani
12/04 13:50
Top News – Armëpushimi i Pashkës lëkundet / Putin lëshon dronët mbi Ukrainë, sulm masiv
12/04 13:49
Top News – Trump: Nuk ma ndjen për marrëveshjen! ‘Nuk ka rëndësi për mua, ne kemi fituar’
12/04 13:39
Top News – ‘Toka, një varkë shpëtimi’ në hapësirë / Astronautët e Artemis II kërkojnë unitet
12/04 13:03
Top News – Orban, betejë ‘për jetë a vdekje’ / Hungaria voton në zgjedhjet e rëndësishme
12/04 12:44
Top News – Irani nuk e di ku i ka vendosur minat…ndaj nuk po e hap Ngushticën e Hormuzit
12/04 12:34
Top News – Tym i zi në Pakistan, asnjë marrëveshje / SHBA e Irani mbeten në luftë, 21 orë bisedime
12/04 12:29
Top Channel/ Zgjedhjet në Hungari/ Sot vendoset nëse do të marrë fund sundimi 16-vjeçar i Orbanit
12/04 11:48
Top Channel/SHBA-Iran, dështojnë negociatat Delegacioni amerikan largohet nga Pakistani pas 21 orësh
12/04 11:37
Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10