Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka zhvilluar vizitën e parë zyrtare në Kosovë që prej marrjes së detyrës. Ferit Hoxha takoi ushtruesen e detyrës se presidentes Albulena Haxhiun e kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, me të cilët u tha se është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit. Në mesditë, kryediplomati shqiptar u prit nga homologu i tij nga Kosova, Glauk Konjufca. Në takim u diskutua për mbështetjen e Shqipërisë ndaj Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.