Rebelët Houthi të mbështetur nga Irani i janë bashkuar të shtunën luftës, duke lëshuar dy raketa drejt Izraelit. Ekspertët thonë se përfshirja e “Houthi” mund të dëmtojë më tej transportin global të mallrave nëse ata sërish shënjestrojnë anijet në ngushticën Bab el-Mandeb pranë Detit të Kuq, përmes së cilës kalon zakonisht rreth 12% e tregtisë botërore.