Top Channel/ Houthi: Izraeli vrau kryeministrin. Rebelët në Jemen e konfirmojnë: Vranë edhe ministra
30/08/2025 22:29

Rebelët Huthi në Jemen konfirmuan se kryeministri i vetëshpallur Ahmed Ghaleb Nasser al-Rahavi u vra në një sulm ajror izraelit më herët gjatë javës. Grupi i mbështetur nga Irani tha se disa zyrtarë të tjerë të lartë u vranë kur Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) shënjestruan kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, të enjten. IDF deklaroi se sulmoi një "objektiv ushtarak" të Huthi në zonën e Sanaa-s, duke mos dhënë detaje të mëtejshme. Rebelët deklaruan se Rahavi u vra së bashku me disa ministra, megjithëse nuk i bëri publikë emrat. Portali informativ arab al-Hadath raportoi se mes viktimave ishin dhe ministri i jashtëm, si dhe ata të drejtësisë, rinisë e sportit, çështjeve sociale dhe punës. Zyra e Mahdi al-Mashat, presidentit të rebelëve, tha se Muhammad Ahmed Miftah, zëvendëskryeministri Huthi, do të merrte postin e Rahavit. Rebelët Huthi kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit veriperëndimor që nga viti 2014, pasi rrëzuan qeverinë e njohur ndërkombëtarisht dhe shkaktuan një luftë civile shkatërruese. Që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, Huthi-t kanë lëshuar rregullisht raketa në Izrael dhe kanë shënjestruar anijet tregtare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, duke thënë se po veprojnë në solidaritet me palestinezët. Izraeli, nga ana tjetër, ka kryer sulme ajrore ndaj objektivave në pjesët e Jemenit të mbajtura nga rebelët.

Top Channel/ Starmer i thotë “JO” Trump, presidenti i SHBA: Je si Neville Chamberlain
12/04 22:40
Top Channel/ Irani kërcënon Trump, zbulohet lëvizja e Putin
12/04 22:38
Top News – Zgjedhjet në Hungari / Mbyllet votimi, sondazhet nxjerrin humbës Orban
12/04 22:28
Top Channel/Prapaskenat e negociataveJo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, Irani kërkoi 27 miliardë dollarë
12/04 15:25
Top News – Bazat britanike në Qipro nuk preken / Nuk janë të negociueshme, statusi ligjor ‘i fortë’
12/04 14:01
Top News – Papa shpërthen: Mjaft me luftëra! Dënimi më i fortë për konfliktin në Iran deri më tani
12/04 13:50
Top News – Armëpushimi i Pashkës lëkundet / Putin lëshon dronët mbi Ukrainë, sulm masiv
12/04 13:49
Top News – Trump: Nuk ma ndjen për marrëveshjen! ‘Nuk ka rëndësi për mua, ne kemi fituar’
12/04 13:39
Top News – ‘Toka, një varkë shpëtimi’ në hapësirë / Astronautët e Artemis II kërkojnë unitet
12/04 13:03
Top News – Orban, betejë ‘për jetë a vdekje’ / Hungaria voton në zgjedhjet e rëndësishme
12/04 12:44
Top News – Irani nuk e di ku i ka vendosur minat…ndaj nuk po e hap Ngushticën e Hormuzit
12/04 12:34
Top News – Tym i zi në Pakistan, asnjë marrëveshje / SHBA e Irani mbeten në luftë, 21 orë bisedime
12/04 12:29
Top Channel/ Zgjedhjet në Hungari/ Sot vendoset nëse do të marrë fund sundimi 16-vjeçar i Orbanit
12/04 11:48
Top Channel/SHBA-Iran, dështojnë negociatat Delegacioni amerikan largohet nga Pakistani pas 21 orësh
12/04 11:37
Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10