Top Channel/ Hong Kongu në kolpas, përjeton përmbytjet më të rënda që nga 1884
05/08/2025 15:24

Pjesë të Hong Kongut u bllokuan nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm këtë të martë. Observatori regjistroi reshje shiu që tejkalojnë 70 milimetra në orë, ndërsa në të gjithë vendin u regjistruan 9,600 goditje rrufeje. Në vend u lëshua paralajmërimi për stuhi të nivelit më të lartë për herë të katërt në tetë ditë. Qyteti regjistroi reshjet më të larta ditore të shiut në gusht që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1884. Në shkolla janë pezulluar mësimet dhe janë hapur strehimore të përkohshme. Shumë automjete janë përmbytur në rrugë por edhe në disa parking. Transporti publik u ngadalësua dhe disa metro u mbyllën. Aeroporti i Hong Kongut pati vonesa në rreth 100 fluturime që nga mëngjesi i së martës, me një fluturim nisjeje dhe një mbërritjeje të anuluar, sipas autoritetit të aeroportit. Shkencëtarët paralajmërojnë se intensiteti dhe frekuenca e ngjarjeve ekstreme të motit global do të rritet ndërsa planeti vazhdon të ngrohet për shkak të emetimeve të lëndëve djegëse fosile. Kina është emetuesi më i madh në botë, megjithëse është gjithashtu një fuqi globale e energjisë së rinovueshme që synon të bëhet neutrale ndaj karbonit deri në vitin 2060.

Top News- Lufta me Iranin ndan amerikanët, demokratët kundër Trump: Ta frenojmë
08/04 22:20
Top Channel/ ‘Ne i ndaluam sulmet ndaj Iranit që në 3 të mëngjesit’, ushtria izraelite: Në Liban…
08/04 20:14
Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04 20:12
Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58
Top News – ‘Biskota’ për Iranin. Trump kërkon uraniumin në këmbim të sanksioneve
08/04 16:45
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, reagon Franca e Spanja: “Ndezën zjarrin, hedhin një kovë ujë”!
08/04 11:54
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, bie cmimi i naftës, ekspertët:“Trump s`do rrezikonte energjinë”!
08/04 11:52
Top Channel/”90 minuta larg katastrofës”: Arrihet armëpushimi SHBA-Iran, Hormuzi hapet për dy javë!
08/04 11:51
Top Channel/ Mbyllja e Hormuzit “pasuroi” Rusinë? DW: Miliarda nga nafta, gazi e plehrat kimike!
08/04 11:50
Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46