Holanda ka njoftuar se do të vendosë masën e izolimit gjatë Krishtlindjes për shkak të shqetësimeve lidhur me variantin e ri të koronavirusit, Omicron. Dyqanet jothelbësore, shkollat, baret, restorantet dhe objektet e tjera publike do të jenë të mbyllura deri të paktën në mes të janarit. Kryeministri holandez, Mark Rutte tha se masat e reja ishin “të pashmangshme”. Këto janë masat më të ashpra që ndonjë shtet ka marrë deri më tani për shkak të variantit të ri Omicron.