Top Channel/ Hakmarrje për boksierin shqiptar? Plagosja e familjarwve tw autorit, zbardhen detajet
26/02/2025 21:14

Forca të shumta policie kanë blinduar qytetin gjerman Bielefeld, pas të shtënave me armë në drejtim të babai dhe vëllait të autorit të dyshuar të vrasjes së boksierit shqiptar Besar Nimani. Sipas mediave vendase ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të gjykatës ku u zhvillua gjyqi për autorin e dyshuar të vrasjes së Nimanit, ndërsa nga një makinë e zezë është qëlluar me armë duke lënë të plagosur babanë dhe vëllain e të pandehurit. Një prej autorëve është vënë në pranga, ndërsa një tjetër është ende në kërkim. I kërkuari i dytë mund të jetë fshehur në një pallat ngjitur me gjykatën raporton Bild. Mbi qytet thuhet se po monitoron zonën edhe një helikopter, përveç afektivëve që ndodhen në terren. Gjyqi i boksierit profesionist të vrarë rreth një vit më parë, 38 vjeçari Besar Nimani, filloi rreth orës 9 të mëngjesit. Vrasësi i dyshuar Hüseyin Akkurt, 38-vjeç, i cili u arrestua në Bruksel në mes të korrikut, doli para togave të zeza, ndërsa një tjetër i dyshuar për vrasjen e shqiptarit, ndodhet ende në arrati. Në orën 13:30, pak pas përfundimit të gjykimit, papritmas u dëgjuan të shtëna me armë, rreth 150 metra nga dalja e gjykatës. Mësohet se ka pasur disa të shtëna, të parat janë qëlluar përballë gjykatës dhe kanë goditur në këmbë vëllain e të pandehurit. Me sa duket, sulmuesi qëlloi nga një trotuar, më pas u fut në një makinë me ngjyrë të zezë dhe vijoi të qëllojë nga brenda mjetit. Babai i të pandehur thuhet se ka marrë plumb në mushkëri dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Hüseyin Akkurt akuzohet se i ka zënë pritë Besar Nimanit së bashku me Ayman Daëoud Kirit (33 vjeç) më 9 mars të vitit të kaluar rreth orës 18:00. Kur ish-kampioni kishte parkuar BMË X 5 të tij në zonën e këmbësorëve dhe donte të shkonte në një kafene, të dy thuhet se kishin qëlluar të paktën 16 të herë në drejtim të shqiptarit, Motivi i mundshëm dyshohet konflikt për prishjen e pazareve të drogës.

Top Channel/ “Xhevahiri” që goditi SHBA. Pse është kaq i rëndësishëm për Teheranin ishulli Kharg?
14/03 23:26
Top Channel/Bagdad, sulmohet ambasada e SHBA. Teherani shton raketat kundër vendeve të Gjirit Persik
14/03 23:24
Top Channel/ Gaza, qielli bëhet portokalli. Fenomeni i stuhive të rërës ka pasoja në shëndet
14/03 22:41
Top News – Franca harton propozimin për paqe: Libani të njohë Izraelin
14/03 22:37
Top News – Sulmet gjatë natës në Teheran, Izraeli: Eliminuam 2 zyrtarë të inteligjencës iraniane
14/03 22:36
Top News – Irani breshëri raketash ndaj Izraelit, autoritetet thirrje qytetarëve: Hyni në strehimore
14/03 20:50
Top Channel/ Trump: Hormuzi mbahet i hapur. Irani sulmon ambasadën USA në Bagdad
14/03 19:45
Top News – Tym i zi e zjarr, Irani bombardon ambasadën amerikane në Irak
14/03 19:30
Top News- Kurthi i përshkallëzimit/ Lufta e Iranit jo aq e lehë për SHBA…A dështoi Trump?
14/03 19:28
Top News – Lufta në Lindjen e Mesme, mbi 3 mijë viktima në dy javë
14/03 19:21
Top News – ‘Ndaloni sulmet ndaj fqinjëve’. Tensionet në rritje, Hamasi i bën thirrje Iranit
14/03 19:17
Top Channel/“Poshtë komunizmi”, “plasin” protestat në Kubë: Digjet dega lokale e Partisë Komuniste!
14/03 15:13
Top News- Iranianët anti-regjim i kthehen Trumpit: Ju të gjithë jeni më të këqij se njëri-tjetri
14/03 15:11
Top News- Vuçiç do luftë në Ballkan, përdor aleancën Kroaci-Shqipëri-Kosovë si tezë
14/03 15:09
Top Channel/ Lufta e Iranit, sa rrezikohet Ballkani? Eksperti: Kosova preket më shumë se Shqipëria!
14/03 15:02
Top News- SHBA ndërmerr sulmin më të madh, ‘fshin’ nga harta bazën iraniane, por jo naftën
14/03 14:25
Top News- Irani ‘i tregon dhëmbët’ Trump: Nëse sulmon ishullin do shkatërrojmë çdo gjë
14/03 14:14
Top News- SHBA shënjestron ishullin “e florinjtë” të Iranit, Trump jep ultimatumin e fundit
14/03 13:59
Top Channel/ Misteri i Banksy-t, Reuters gjurmon identitetin e artistit që tronditi botën e artit
14/03 12:30
Top Channel/ “Dritëza”, shfaqja në Eksperimental fton fëmijët të zbulojnë dritën e tyre të brendshme
14/03 12:29
DIGITALB DIGITALB