Një degë e Kishës ortodokse të Ukrainës me qendër në Kiev pohoi se do t'i lejojë dioqezat e saj t`i festojnë Krishtlindjet në 25 dhjetor, në vend të 7 janarit, siç është tradicionale në kongregacionet ortodokse. Njoftimi i paoritur, një sfidë ndryshe që i bëhet ndikimit të Moskës, i zgjeron akoma edhe më shumë ndasitë e krijuara me Kishën Ortodokse Ruse dhe besimtarëve të tjerë ortodoksë, të cilat edhe kështu ishin thelluar për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.