Top Channel/ Habibi nuk pranon krimin/ Gjykata e lë në burg: Vrau shokun pa dashje!
13/12/2024 19:45

Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë arrest në burg për Majlind Habibin i cili akuzohet për vrasjen me dashje të fqinjit të tij Branko Shkoza më 2 dhjetor të këtij viti. Para gjyqtares Besjana Garxënaj, autori i dyshuar i krimit ka mbajtur një qëndrim mohues. Ai deklaruar se fillimisht e ka pranuar krimin dhe motivet e dobëta të tij i ndikuar nga presioni i policisë. Prokurori i çështjes, Sokol Nishani, deklaroi se hetimet ndaj Habibit nisën pas arrestimit të tij nga policia, që zbardhi ngjarjen e raportuar fillimisht si aksidentale. Nga hetimet rezultoi se për motive të dobëta, Habibi e ka kontaktuar viktimën dhe e ka shtyrë në kanalin pranë shtëpisë dhe më pas ia ka rrëfyer ngjarjen një personi tjetër I cili gjithashtu është marrë në pyetje nga grupi hetimor. Ndërkaq ekspertiza mjeko-ligjore ka përcaktuar se viktima ka vdekur nga mbytja në ujë, pasi në trupin e Shkozës nuk kishte shenja dhune. 35-vjeccari Habibi u shfaq i qetë në seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij deri në momentin që u pyet nga gjyqtarja për krimin të cilin e mohoi, duke deklaruar se për herë të fundit ka qëndruar në lokal me viktimën më 27 nëntor. Ai u shfaq i shqetësuar për gjendjen e familjes së tij, që është larguar nga banesa, duke thënë se ka një nënë të sëmurë dhe gruan shtatëzanë dhe djalin 4-vjecc, ndërsa i druhet faktit të një përplasjeje mes vëllezërve të viktimës dhe vëllait të tij. Mbrojtja e caktuar kryesisht nga gjykata dhe organi I akuzës mbajtën qëndrime të kundërta lidhur me provat dhe deklaratat e dhëna. Qëndrimin mohues të Habibit e ka kundërshtuar prokurori Nishani, i cili dorëzoi pranë gjykatës dhe një tjetër dëshmi kundër të arrestuarit. Ndonëse Habibi kërkoi drejtësi duke mohuar akuzën e vrasjes me dashje dhe avokati mbrojtës i tij i caktuar kryesisht nga gjykata kërkoi një masë sigurie më të butë, gjykata e la në paraburgim deri në fund të hetimeve.

Top Channel/ Gjermani-Ukrainë, pakt për armë/ Zotimi për të ndihmuar Kievin të prodhojë më shumë
30/06 23:22
Top Channel/ Pensionet me Italinë nisin sot/ Hyn në fuqi marrëveshja më 1 korrik
30/06 23:22
Shqiptari u dënua me vdekje në Kinë, si shpëtoi shqiptari nga ambasada: Shokët iu dënuan me varje
30/06 23:17
Top Channel/ Reformat për lirinë e medias, Ekspertët e Këshillit të Europës prezantuan rekomandimet
30/06 22:13
Top Channel/ Ish-numri 2 i kryeministrit spanjoll kapet për korrupsion, partia në pushtet në krizë
30/06 21:53
Top Channel/ Arrestohet në Itali “Tony Montana” shqiptar, paketonte drogën me fotot e Al Pacinos
30/06 21:34
Top Channel/ ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30/06 21:34
Top Channel/ Tërmet në Napoli! Mediat italiane: Më i fuqishmi i regjistruar në 40 vitet e fundit
30/06 21:34
Top News- Inagurohet selia e ambasadës në Vatikan/ Hasani: Për një botë më të paqtë e solidare
30/06 20:53
Top News- Begaj takon mbretin spanjoll/ Merr pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara
30/06 20:52
Top Channel/ Kosovë, zvarritja me “plan”! Ekspertët: Kushtetuesja të sqarojë garën
30/06 20:03
Top Channel/ Pallatet, tarifat për administrimin! Mazniku: Gati udhëzimi për bashkitë
30/06 20:02
Top Channel/ Abuzim miliona lekë! Pezullohet kreu i tenderëve
30/06 19:56
Top Channel/ SHBA godet rrjetet e drogës, Rubio njofton sanksione për familjarë e partnerë
30/06 19:50
Top Channel/Ekskluzive! Nigel Farage intervistë për TCH: Gati të përballem me Ramën në Tiranë
30/06 19:41
Top News- Zbulohet partia që shpenzoi më shumë në Facebook e Instagram për fushatë, dalin shifrat
30/06 18:37
Top News- Zyrtarët e urbanistikes në gjyq/ Favorizuan ndërtuesit me taksën e infrastrukturës
30/06 16:35
Top News – Qiproja, ‘degë ulliri’ për Erdoganin / E fton në samit pavarësisht pushtimit të 1974-ës
30/06 16:09
Top News – Ish ministri i Jashtëm serb. ‘Kosovën do ta kishim njohur, por nuk na la kisha’
30/06 16:06
Top News- Pas Kushtetueses, edhe Osmani/ Ngërçi në Kuvend, thërret udhëheqësit e partive
30/06 16:06