Një grup të rinjsh janë përfshirë në konflikt që degradoi me grushte e shkelma me njëri-tjetrin. Nuk dihet ende shkaku se përse ata janë zënë, ndërsa dyshohet se ka nisur për hapësirën e plazhit. Ata kanë pasur edhe armë zjarri me vete, por nuk i kanë përdorur. Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme konflikti për hapësirën e plazhit mes dy familjeve pronarë hotelesh çoi në vrasjen e 4 personave.