Nëna 25 vjeçare Halima Cisse, nga Timbuktu në Mali, kishte pritur vetem shtatë bebe sipas ekografisë, por mjekët u shokuan kur gjetën dy më shumë pasi i nxorrën me prerje çezariane. Nëse të nëntë bebet e saj mbijetojnë, do të ishte një rekord i ri botëror që kalon atë të nënës së tetë-fishtë Nadya Suleman në 2009 ne SHBA, bebet e të cilës mbijetuan të gjitha. Në pamjet e shpërndara nga klinika private Ain Borja në kryeqytetin maroken Casablanca shihej sesi doktorët e infermierët punonin për të siguruar mirëqenien e bebeve.