Në kuadër të Samitit të Bashkëpunimit Transatlantik të Energjisë në Athinë gjigandi amerikan I energjisë ExxonMobil me një pjesë prej 60% në konsorciumin Energean – Helleniq Energy ka nënshkruar me palën greke një marrëveshje për të eksploruar gaz natyror në “bllokun 2” në detin Jon ,në parcelën detare në perëndim të Korfuzit ku të drejtat e kërkimit të hidrokarbureve I ka konsorciumi në fjalë.