Nga konferenca e përbashkët për shtyp me kancelarin gjerma Olaf Scholz në Berlin, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar që BE të ndihmojë financiarisht vendet që ndodhen në kufijtë e jashtëm të tij dhe se infrastrukturat e mëdha të ndërtuara me fonde europiane , siç është gardhi përgjatë kufirit me Turqinë në lindje të vendit, duhet të mirëmbahen me burime financiare europiane, në mënyrë që të bëhet sa më efikas menaxhimi i flukseve të refugjatëve.