Greqia po bën llogarinë e përmbytjeve katastrofike që goditën rajonet qendore të vendit pas stuhisë Daniel në fillim të shtatorit. Pemët frutore, misri dhe rreth një e pesta e prodhimit të pambukut në Greqi janë shkatërruar, ndërsa kanë ngordhur mbi 200,000 kafshë dhe shpendë. Sipas ekspertëve, edhe vetëm pasojat afatshkurtra mund t`i kushtojnë ekonomisë greke deri në 5 miliardë euro.