Tradita e përgatitjes së lakrorit nga duart e amvisave korçare, me petë të holla të hapura me mjeshtëri dhe e pjekur në saç, erdhi e gjallë edhe këtë vit me të gjithë shijen e saj unike. Festa e Lakrorit mblodhi si çdo vit vizitorë vendas e të huaj në fshatin Polenë të cilët iu bashkuan festimeve për të shijuar një nga simbolet më përfaqësuese të kulinarisë së zonës.