Etika në Kuvend ka sjellë debat mes grave deputete në seancën e kësaj të marte në sallën e kuvendit, ndërsa po diskutohej projektbuxheti i vitit 2022. Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku është shprehur e habitur nga gratë deputete të PD-së që sipas saj kanë toleruar një deklaratë të deputetit Gjekmarkaj që i ka thënë ‘Harem të Ramës’ qeverisë. Por pas kërkesës së koleges së tij Grida Duma që të kërkojë ndjesë, Gjekmarkaj në tentativë për ta sqaruar situatën ofendon një deputet të PS-së në sallë.