Policia ka arritur të zbardhë grabitjen me armë të ndodhur në lagjen 5 maji në Elbasan në orët e para të mëngjesit të së hënës, por ende nuk janë ndaluar autorët. Në sajë të informacioneve të marra janë identifikuar dhe shpallur në kërkim tre shtetas, mes tyre edhe një vajzë e re 21 vjeçare.