Në kuadër të intensifikimit të operacioneve policore kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit të koduar “Zonat”, duke goditur një rast të furnizimit me kokainë dhe duke vënë në pranga një 51-vjeçar. Gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar 811 gramë lëndë e dyshuar narkotike, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.